Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se do të bëhet njohja automatike e viteve të punës përpara vitit 1994 për punonjësit e ish-kooperativave.

Gjatë bisedës me pensionistët për skemën e pensioneve, Rama theksoi se do të bëhet dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm për rreth 40 mijë veta që dalin në pension nga ish-kooperativat.

“Është një histori tjetër dhe janë 3 mijë procese gjyqësore në vit që i hapin nga tronditja. Do të bëjmë një ligj që do të bëjmë një njohje automatike të viteve të punës përpara vitit ’94, që është prapë një barrë direkte për buxhetin, por që në fund të ditës ekonomia po na funksionon dhe rritja ekonomike vazhdon”, tha kryeministri./ata