Në sulmet e ushtrisë izraelite në rajonin Mesru Beit Lahiya dhe kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës u vranë 20 palestinezë.

Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, 12 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin me artileri të ushtrisë izraelite kundër palestinezëve të zhvendosur në rajonin Mesru Beit Lahiya.

Në sulmin e njësive të artilerisë izraelite që synonin palestinezët e zhvendosur në kampin e refugjatëve Jabalia, 8 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

 

- Izraeli hedh fletushka nga ajri, kërkon nga palestinezët të zhvendosen

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite hodhi fletushka nga ajri në Meshru Beit Lahiya.

Përmes fletushkave, Izraeli kërkon nga palestinezët "të braktisin zonën dhe të shkojnë në jug të Gazës".

Hedhja e fletushkave në Meshru Beit Lahiya dhe hapja e zjarrit të artilerisë ndodhën në të njëjtën kohë./aa