Ujëvarat e Niagaras në shtetin e Kanadasë me bukuritë natyrore cilësohen si atraksion i veçantë për turistët.

Të njohura për bukurinë e tyre mahnitëse natyrore, zhurmën e lartë të ujit që rrjedh në to dhe ylberet që shfaqen sipër tyre, këto ujëvara tërheqin çdo ditë miliona vizitorë.

Pikërisht një moment të tillë, ku ylberi shtrihet mbi ujëvara, ka kapur fotoreporteri i Anadolu-t me objektivin e tij, ku vizitorët shijojnë pamjen e mrekullueshme.

Megjithëse shumë nga ujëvarat më të larta në botë kanë pak ujë që rrjedh mbi to, në Ujëvarat e Niagarës kombinimi i lartësisë dhe vëllimit të ujit krijon një mrekulli të vërtetë natyrore.

Ujëvarat e famshme të Niagarës janë afërsisht 12.000 vjet të vjetra. Formimi i Ujëvarave të Niagarës filloi në fund të Epokës së Akullnajave dhe ky proces vazhdon deri më sot.

Ujëvarat e Niagarës janë një nga lokacionet më të famshme në botë, ku vizitohen nga më shumë se 12 milionë turistë çdo vit./aa