Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. 

Ai u shpreh se nëse Ilir Metës i ndodh gjë në burg përgjegjësia është e tij. 

Blushi, në një konferencë për mediat u shpreh se “jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”. 

“Kam një paralajmërim për Edi Ramën, nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”, tha Tedi Blushi. /Opinion