Dhjetëra pensionistë protestuan sot përpara godinës së Kryeministrisë për pensionet e ulëta.

Në protestën e tyre, pensionistët u mbështetën edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Pensionistët kërkuan rritje të pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik.

“Dua rritje pensioni. Të ketë një politikë sociale, të jetë me nivele”, tha një pensionist.

Një tjetër pensionist u shpreh se “më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë lekë, nën këtë pension s’duhet të ketë”.

Një pensionist 82-vjeçar u shpreh se “kam hyrë në punë 14 vjeç e gjysmë. Kam 38 vite punë në shtet. Kam marrë titullin mjeshtër dhe pensionin e kam 180 mijë lekë. S’kam lënë vepër pa punuar. I kam pasur duart e arta. Nuk po marrim vesh gjë për skemën e re të pensioneve”./ata