E premte, 25 tetor 2024. Seminari synon të ndihmojë gazetarët dhe kërkuesit të kuptojnë më mirë procesin e qasjes në dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, tashmë të aksesueshme përmes Autoritetit. Seminari do shpjegojë bazën ligjore dhe procesin e ndjekur nga Autoriteti. Më pas, do jepen disa udhëzime për leximin e dosjeve dhe për publikimin dhe përdorimin e dokumenteve të aksesuara. Seminari gjithashtu dëshiron të përdorë komentet (feedback-un) e gazetarëve për manualin e hartuar së fundmi.

Pas seminarit, gazetarët duhet të kenë më shumë qasje në të dhënat dhe një kuptim më të mirë të rrjedhës së punës brenda Autoritetit. Kjo duhet t'i shtyjë ata ta shohin Autoritetin si partner në hulumtimin gazetaresk. Gjithashtu, duhet të kuptojnë nga seminari se njohja e kontekstit historik të të dhënave në mënyrë të përshtatshme është gjithashtu një domosdoshmëri e rëndësishme për raportim të mirë dhe korrekt./Tema