Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës dhe procesit penal që ka nisur SPAK ndaj tij.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp me presidenten e Komisionit Europian Ursula von Der Leyn, Rama nuk preferoi të komentonte gjatë, por theksoi se rasti i Ilir Metës është një rast që i takon drejtësisë.

“Ju e dini përgjigjen, në këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por në faktin që ne e kemi nisur reformën ne drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk komentojmë për çështje që i takon drejtësisë.

Kur ndodh që çështjet të mbyllem, mbase në ndonjë rast ja vlen ndonjë koment sidomos kur vihet drejtësia për fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”,- tha Rama./Tema