Ish-presidenti amerikan dhe kandidati presidencial i Partisë Republikane në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump, ofendoi ish-presidentin Barack Obama, i cili organizoi tubim në mbështetje të rivales së tij demokrate Kamala Harris.

Sipas gazetës "New York Post", Trump ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes së Obamës për Harrisin në fjalimin e tij në një tubim në Greensboro, Karolina e Veriut.

"Mendoj se ai (Obama) është një tmerr i vërtetë, sepse e pashë atë duke bërë fushatë ditët e fundit", tha Trump për ish-presidentin Obama.

Duke thënë se ai ndoqi mbështetjen e Obamës për Harrisin dhe fushatat e saj zgjedhore, Trump tha: "Unë e pashë në fushatë ditët e fundit, e pashë se sa përçarës është. Ai e përçau këtë vend, nuk i intereson as vetja as grupi i tij i vogël. E tmerrshme".

Trump pretendon se Obama filloi fushatën për Harrisin sepse ajo ishte "e paaftë për të bërë fushatë"./aa