Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dënoi sulmin terrorist ndaj objekteve të Industrive Turke të Aeronautikës dhe Hapësirës (TUSAŞ).

“Lajmet për të vdekur dhe të plagosur që vijnë nga Ankaraja janë shqetësuese. NATO qëndron pranë aleatit tonë Türkiyes. Dënojmë fuqishëm të gjitha format e terrorizmit dhe ndjekim zhvillimet nga afër”, tha Rutte në X.

Duke vënë në dukje se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, Rutte ka deklaruar se i ka përcjellë mbështetjen e NATO-s./aa