Rreth 50 protestues u arrestuan në qytetin e New Yorkut të hënën, ndërsa i bënin thirrje presidentit të SHBA-së, Joe Biden të ndërpriste mbështetjen për qeverinë izraelite dhe operacionet e saj ushtarake në Gaza.

Duke u mbledhur brenda Qendrës Rockefeller 30 në Midtown Manhattan në një përpjekje për të penguar xhirimin e intervistës së Bidenit në NBC Late Night me Seth Meyers, ata brohorisnin "Biden, Biden, nuk mund të fshihesh, t'i po financon gjenocidin" dhe "Jepi fund rrethimit në Gaza menjëherë".

Ata shpalosën pankarta ku shkruhej "Palestina e lirë", "Hebrenjtë drejtuar Bidenit: Ndaloni armatimin e gjenocidit" dhe "E gjithë bota po shikon". Biden bëri vizitë të paparalajmëruar në një ëmbëltore përballë ku u tha gazetarëve se shpreson që një armëpushim në Rripin e Gazës do të arrihet deri më 4 mars.

"Shpresoj deri në fund të fundjavës. Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Jemi afër. Nuk kemi mbaruar ende. Shpresoj se deri të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim", tha ai.

Izraeli nisi ofensivë shkatërruese në Rripin e Gazës që nga inkursioni ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 29.782 palestinezë dhe duke shkaktuar shkatërrim masiv dhe mungesë të gjërave elementare ndërsa rreth 1.200 izraelitë thuhet se janë vrarë.

Sipas OKB-së, lufta izraelite në Gaza ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së territorit në zhvendoset brenda enklavës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila me vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./aa