Dy vajza palestineze u vranë si pasojë e bombardimit që kreu ushtria izraelite ndaj një shtëpie në Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e familjes Halava në qytezën Jabalia.

Dëshmitarët okularë thanë se dy vajza u vranë në sulmin izraelit ndërsa në rajone të ndryshme në veri të Rripit të Gazës u dëgjuan shpërthime të mëdha. Ata thanë se ushtria izraelite kreu shumë sulme të njëkohshme në rajone të ndryshme në veri të Gazës./aa