Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën valutat u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.76 lekë dhe këmbehet me 106.21 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 114.16 lekë ose 0.24 lekë më pak.
 

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.41 lekë, duke prekur nivelin 130.11 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114.73 lekë, ose 0.56 lekë më pak se një ditë më parë.

 

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 106.21 -0.76  
Euro EUR 114.16 -0.24  
Poundi Britanik GBP 130.11 -0.41  
Franga Zvicerane CHF 114.73 -0.56  
Jeni Japonez (100) JPY 80.25 -1.19  
Dollari Australian AUD 70.93 -0.58  
Dollari Kanadez CAD 77.74 -0.25  
Korona Suedeze SEK 10.27 +0.05  
Korona Norvegjeze NOK 10.04 +0.04  
Korona Daneze DKK 15.33 -0.04  
SDR SDR 142.30 -0.46  
Ari(OZ 1) XAU 208841.79 -2,549.11  
Argjend(OZ 1) XAG 2384.78 -14.56  
Juani Kinez (onshore) CNY 15.45 -0.10  
Juani Kinez (offshore) CNH 15.45 -0.10  
Lira Turke TRY 5.59 -0.04