Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arriti 3.396.932.

 

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

 

Vetëm gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15 %, krahasuar me qershor 2022.

 

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

 

Në qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.