Këshilli i Ministrave miratoi sot planin e shpenzimeve operative për Entin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për vitin që vjen.

Sipas vendimit të qeverisë, për vitin 2025 shpenzimet operative të ERRU do të jenë 71.4 milionë lekë.

Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për zbatimin e këtij vendimi.

Qeveria nisi në 2022-shin reformimin e këtij sektori, që konsiderohet ndër reformat më të vështira, duke qenë se furnizimi me ujë është e drejtë bazike dhe është e vështirë të ndërhyhet në rast se konsumatori nuk paguan faturën.

Qëllimi kryesor i reformës është përmirësimi i shërbimit, duke u ofruar qytetarëve ujë të pijshëm 24 orë në 24 dhe si rrjedhojë edhe shëndoshjen financiare të kompanive të reja që u krijuan./ata