Banorët e Spitallës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë në nëntor të 2019-ës shumë shpejt do të strehohen në godinat e reja.

Lagjia “Rilindja” në Spitallë të Durrësit është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto kësaj lagjie e cila ka një kapacitet prej 996 apartamente.

“Lagjia “Rilindja” në Spitallë me 996 apartamente drejt”, informoi Rama.

Lagjia “Rilindja” do të kthehet në një zonë urbane model, me hapësira të gjelbërta, shërbime publike, zona sportive e me radhë.

Sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës./ata