Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken diskutoi për situatën në Gaza me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se Blinken zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij jordanez.

Në bisedë vihet në dukje se u diskutua për çështjet rajonale.

Blinken theksoi rëndësinë e lirimit të pengjeve në Gaza, lehtësimin e vuajtjeve të popullit palestinez dhe "përfundimin e luftës në mënyrë që të sigurojë paqe dhe siguri për izraelitët dhe palestinezët".

Duke bërë të ditur se duhet të rritet ndërhyrja humanitare për dërgimin e ndihma që nevojiten urgjentisht për popullin e Gazës, Blinken falënderoi Jordaninë për lehtësimin e dërgimit të ndihmave kritike për Gazën.

Sekretari Blinken tha se SHBA-ja është e vendosur që të punojnë me Jordaninë dhe partnerët e tjerë në rajon për sigurimin e stabilitetit të qëndrueshëm në rajon./aa