Regjimi i Bashar al-Asadit pretendon se Izraeli kreu një sulm ajror në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

"Një shpërthim u dëgjua në qiellin e Damaskut. Sipas informacioneve fillestare, Izraeli sulmoi një ndërtesë në lagjen Kafar Souseh", raporton agjencia e lajmeve të regjimit SANA.

Ndërsa llogaritë e mediave sociale pranë regjimit pretendojnë se një person ka humbur jetën në sulm dhe se në vendngjarje u dërguan ambulanca.

Grupet e mbështetura nga Irani si dhe Hezbollahu, kanë prani të madhe në shumë lagje të Damaskut.

Izraeli nuk ka dhënë asnjë deklaratë deri më tani në lidhje me pretendimin në fjalë.

Që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011, Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri./aa