Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji inspektoi Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë.

Në këtë qendër janë duke u zhvilluar kurset institucionale për Stërvitjen Individuale Bazë, Stërvitjen Individuale të Avancuar dhe Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri.

Gjatë takimit me rekrutët, ushtarët, kursantët dhe studentët, ai theksoi rëndësinë e rritjes së nivelit të trajnimit dhe përkushtimin për përballimin e sfidave të përbashkëta./ata