Zonja e Parë Türkiyes, Emine Erdoğan, u takua me me Zonjën e Parë të Shqipërisë, Armanda Begaj.

Emine Erdoğan, e cila e shoqëron presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij zyrtar në Tiranë, në zyrën presidenciale është takuar me Armanda Begaj, bashkëshorten e presidentit shqiptar Bajram Begaj.

Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti Begaj.

Gjatë takimit u diskutua edhe për projektin "Ambasadorë të Lidhjeve Shpirtërore" (Gönül Elçileri), i cili filloi në vitin 2012 nën kujdesin e Zonjës së Parë, si dhe rëndësia e çështjes së familjes kujdestare.

"Patëm një takim produktiv me Armanda Begaj, bashkëshorten e çmuar të Presidentit të Shqipërisë. Kemi shkëmbyer mendime për shumë çështje, veçanërisht mjedisin, shëndetin dhe arsimin. Diskutuam hapat që kemi ndërmarrë si Türkiye në lidhje me përkujdesjen familjare. Unë informova Begajn lidhur me rrugëtimin drejt globalizimit të projektit tonë të Ambasadorë të Lidhjeve Shpirtërore. Ju falënderoj për mikpritjen tuaj të sinqertë dhe uroj që miqësia mes vendeve tona të jetë e përhershme", tha Emine Erdoğan në një postim në rrjetet sociale pas takimit./aa