Nga Ylli Pata

Kush e mban mend importimin viral të një dosje të një gazete të Catania-s për vëllezërit Habilaj në tetorin e 2018-s nuk e kujton ekstazën e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Që urdhëruan Adriatik Llallën ta arrestojë Saimir Tahirin, atëherë deputet. Nuk kishin asnjë element, vetëm akuza në hava. Sot Saimir Tahiri ka pasur vetëm një dënim për shpërdorim detyre.

E sot ne kemi dy dosje të plota zyrtare të Prokurorisë së Posaçme ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, e shumë pak media publikojnë pjesë të saj. Sa për kujtesë, nuk janë dosje që rrjedhin nga SPAK, është dispozitivi zyrtar që ka shkuar në gjykatë për masë arresti. Pra është as 1/10 e materialit të plotë të akuzës.

I gjithë ky qëndrim është thjesht një veprim struci, pasi në opinion hapja e këtyre dy dosjeve përbëjnë realisht pritshmërinë më të madhe të publikut. Pasi të gjithë i shikojnë kullat e ish-klubit Partizani apo pasuritë e tjera të Berishës dhe Metës.

Madje njerëzit dijnë shumë më tepër. Dispozitivët e gjykatës thjesht janë dokumente zyrtare e meritojnë të diskutohen, në logjikën sepse kemi të bëjmë me personazhet më me pushtet në Shqipëri.

Siç pritej, të akuzuarit do të përfshijnë edhe kundërakuzat ndaj të tjerëve pushtetarë e politikanë, për të gjyajtur me spondë, siç bëri Monika Kryemadhi përpallë gjykatë ditën e djeshme. Por ajo cfarë thotë Monika në këtë rast është palë, ndërsa dosja zyrtare është një vulë e thatë. E cila do të duhet të shqyrtohet në gjyqësor.

Gjithsesi aksioma se para vendimit të gjykatës gjithkush është i pafajshëm duhet të zbatohet, e natyrisht për të gjithë. Por këta që nuk e përmendin fare as dosjen e Berishës e as të Metës janë ata që i thonë hajdut jo vetëm çdo personi që është nën hetim nga SPAK, pore dhe çdo elementi që marrin nga dosjet përkatëse e dalin në medja, por që nuk janë nën hetim. E më pas thonë, po mirë përse këta nuk janë nën hetim?

Normal, e drejt e tyre, por përse këta tipa që thonë që përse këta përsona nuk janë nën hetim, nuk thonë asgjë pë rata persona që janë nën hetim, e kanë dalë zi e më zi? Si Sali Berisha e Ilir Meta? Se nuk duan normalisht, por këtu nis gjithçka.

Pasi si Berisha, ashtu edhe Ilir Meta nuk kanë një strategji mbrojtjeje reale e faktike mbi materialin që akuzohen. Përveç konceptit se e konsiderojnë një dosje politike, ata thonë të njëjtën gjë se e gjithë pasuria marramëndëse që zotërojnë, është e ligshme. Po si ka mundësi që të jetë e ligjshme kur ata nuk kanë pasur gjë tjetër veçse rroga shteti? Pikërisht këtu nis gjithçka, e që në realitet shkatërron dhe fyen inteligjencën. Kur çdo njeri normal kupton gjithçka, thjesht se e dinte se askush nuk mori parasysh ti hetojë ërpara SPAK. Kaq e thjeshtë është./Tema