Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur se korrupsioni është një faktori cili duhet luftuar, për të pasur sa më shumë të ardhura në ekonominë vendase.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se sistemi i ngritur më tani, është në dëm të qytetarëve, të cilët këta të fundit kanë humbur çdo shpresë.

Ajo sjell në kujtesë betejën për profesionistët e lirë, pra taksimi i cili arrinte deri në 23%, duke dëmtuar kështu bizneset, por ky ligj u rrëzua nga Kushtetuta.

Demokratja shprehet se teksa po zhvillohej beteja kundër këtij taksimi, Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti 3 elementë kryesorë:

  • -tatimet e doganat kanë një dëm ekonomik prej 25 milionë euro abuzim
  • -tenderat tek fondi i rindërtimit janë prokuruar në mënyrë abuzive, duke mos pasur vlerën minimale 20%, por duke abuzuar, teksa u rrit vlera e këtyre projekteve, të cilat sot janë të pa llogaritura.
  • -prokurimet publike kanë pasur 85% të tyre me fondin limit, 90% e tyre me një ofrues të vetëm ‘pa gardh’.

Këto elementë nga raporti i KLSh-së, sipas Tabakut, nxjerrin në pak se ekonomia është në shërbim të pakicës elitare, dhe jo të shumicës, pra të qytetarëve.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Të gjithë iu kujtohet beteja për profesionistët e lirë, ku qeveria deklaronte që një taksë prej tridhjetë milionë euro që do ti merrje nga gjepet e tyre do të ndihmonte buxhetin e shtetit. Një taksë tashmë antikushtetuese. Po ndërkohë që ndodhte kjo, Raporti i Kontrollit të Lartë Shtetit gjeti tre elementë kryesorë: I pari, që tatimet dhe doganat kanë një dëm ekonomik njëzet e pesë milionë euro abuzim. Që ke fondi i rindërtimit, tenderat janë prokuruar në mënyrë po përsëri abuzive, duke mos pasur vlerën me vlerë minimale njëzet për qind. e duke abuzuar, duke rritur vlerën e këtyre projekteve, të cilat sot është akoma e pallogaritur. Ndërkohë që nga ana tjetër, prokurimet publike, sektori me korrupsionin më të lartë ka pasur tetëdhjetë e pesë përqind të prokurimeve me fondin limite, nëntëdhjetë për qind të tyre me një ofertues të vetëm pa gardh Të gjitha këto elemente në fund të ditës prekin xhepin tuaj.

Të gjithë këto tregojnë se si kjo ekonomia elitare në shërbim të pakicës nuk prodhon për shumicën. Po ky dëm ekonomik e ky sistem korruptiv që është ngritur, fatkeqësisht është në dëm të qytetarëve. po a e ka mundësinë që kjo mazhorancë që ka ngritur këtë sistem që e ka kthyer në kulturë të kuptojë korrupsionin Të gjithë e kanë humbur shpresën për këtë dhe nuk ka asnjë diskutim. Sot pyetja është se si do dalim nga kjo situate për qytetarët shqiptarë se si do ofrojmë një zgjidhje për qytetarët shqiptarë, se qartësisht zgjidhja nuk është në mazhorancë./GazetaShqiptare