Gazetari Trashëgim Sokolaj ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se Ilir Metës përpara se të shkonte në qelinë e 313, i është dhënë një letër e bardhë, dhe i është kërkuar të shënojë emrat e personave me të cilët ka problematika.

Ai theksoi se “313” ka disa prej të arrestuarve të SPAK, të cilët vijnë nga grupet kriminale të krimit të organizuar dhe që në kohën që Meta ka pasur një postë zyrtar mund të ketë prekur interesat e tyre dhe kjo mund të rrezikonte jetën e tij tani.

“Informacionet janë që zoti Metaj dhe mbas ndalimit nga policia, ka vazhduar atë lloj sjellje si në momentet e pamjeve të arrestimit që janë bërë tashmë publike dhe që kanë bërë xhiron e rrjetit. Të njëjtën karakter sjelljeje e ka vijuar dhe në sallën e gjyqit gjatë përballjes me prokurorët në Gjykatën e Posaçme.

313 ka disa prej të arrestuarve të SPAK, grupet kriminale të krimit të organizuar. Në fakt ambienti e ajrimit është një ambient që aksesohet në momentet që hapen dyert e qelive, aksesohet nga të gjithë të dënuarit, pra me një dalje që është një fushë e rrethuar me gardhe, ku mund të komunikojnë dhe secili repart ka orarin e vetë.

Parimisht me kategorinë e personave që qendrojnë në repartin ku është ai do të ketë kontakt. Ekziston dhe rreziku, sepse Meta duke qene me detyra të ndryshme si president, ministër, ka prekur shumë interesa dhe me deklaratat e tij ka përmendur emra bandash, kriminelësh që sipas tij, janë të lidhur me kundërshtarët e tij.

Fillimisht zoti Meta, që ditën e parë që ka shkuar në 313, i është dhënë një letër e bardhë, dhe i është thënë shëno emrat e personave me të cilët ke problematika këtu dhe i është dhënë lista, është ky, ky apo ky? A ke problematika me këta? Këtë e bën administrata e burgut për të siguruar mbarëvajtjen”, u shpreh gazetari./Tema