Gazetari Eni Ferhati thotë se për shkak të statusit si funksionar publik, Ilir Meta do të ketë një trajtim preferencial në paraburgimin, pasi nuk do të qëndrojë në qeli me persona me rekorde kriminale apo të cilët janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Pas njohjes me vendimin e GJKKO, avoktët e ish-presidentit do të ankimojnë vendimin brenda 5 ditësh në Apelin e Posaçëm, për të kërkuar zbutjen e masës së sigurisë.

“Në bazë të ligjit për trajtimin e personave të paraburgosur ai është mbajtur nën observim sepse janë procedura standarde.

Pyetet për sëmundjen, për konfliktet me persona të tjerë. Në bazë edhe të pozicionit të tij ai do të ketë një trajtim, preferencial, nuk mun dtë rrijë në një qeli me persona të dënuar për vepra të tjera penale apo që kanë rekorde kriminale.

Edhe zyrtarë të tjerë kanë këtë benefit. Kjo sipas statusit të paraburgosurit. Paraburgimi i Fierit ka kushte shumë të mira.

Tani avokatët do ndjekin rrugën ligjore, do bëhet një ankimim tek Gjykata e Posaçme e Apelit bredna 5 ditësh për të parë a do zbutet masa e sigurisë apo jo”, tha Ferhati./Tema