Sado i vogël apo i madh, të gjithë duhet të bëhen pjesë e sigurimeve shoqërore.

Tregu momentalisht nuk ndodhet në situatë shumë komode, sipas të dhënave, në Shqipëri janë rreth 1.3 milionë individë që kontribojnë në tregun e punës, por vetëm 63% prej tyre paguajnë sigurimet shoqërore.

Nga ana tjetër, jo domosdoshmërisht është faji i punëmarrësit në krijimin e këtij hendeku, pasi rëndom janë vetë individët që kërkojnë pagesën e tyre cash duke mos pranuar që t’u paguhen sigurimet.

Para pak ditësh, kryeministri i vendit Edi Rama u ndal të fliste në lidhje me vështirësitë që ka skema momentalisht ku po punohet për rritjen e pensioneve dhe se kjo është ndër prioritetet kryesore të qeverisë./Scan