Industria bankare në Shqipëri vijoi rritjen dhe performancën financiare pozitive edhe në muajin shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve në fund të muajit shtator 2024 arriti në 756 miliardë lekë, në rritje me rreth 57 miliardë lekë me bazë vjetore.

Portofoli i kredisë në fund të gushtit arriti vlerën e 812 miliardë lekëve, në rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa depozitat bankare në lekë në fund të shtatorit arritën nivelin 777.6 miliardë lekë. më të lartë me bazë vjetore.

BSH-ja bën të ditur se faktor tjetër që ndikoi në zgjerimin e bilancit dhe rritjen e injektimit të parave në ekonomi, janë edhe ndërhyrjet në tregun valutor.

Në 6-mujorin e parë 2024, BSH bleu 272 milionë euro për të mos lejuar rënien e mëtejshme të euros në këmbim me lekun./ata