Ky vit po vijon të shijojë suksesin që la pas viti 2023 dhe ka dhënë sinjale të qarta se është viti më i mirë turistik sipas rekordeve të shënuara njëra pas tjetrës. Shifrat e shtatorit tregojnë se rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.7 milionë shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka shënuar një rritje me 8.7%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2023.  Por, vlen të përmendim se rritja është ngadalësuar po të marrim në konsideratë shifrat e shatorit të një viti më parë, sidomos për hyrjet nga të huajt.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 1.14 milionë. Ky numër është rritur me 3.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Por cfarë thonë të dhënat për periudhën Janar-Shtator? Përgjatë nëntë muajve të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptare llogaritet në 9.6 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 16.7%.

Shifrat e Shtatorit thonë se rreth 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 69% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 12%.

Edhe numri i daljeve po ashtu ka shënuar rritje. Në muajin Shtator të vitit 2024, 698,268 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 14.2%, krahasuar me Shtatorin e vitit 2023./Scan