Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen refuzoi sot të takohet në Beograd me kryeministrin serb, Milosh Vuçeviç, i cili ishte takuar pak më parë me ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, Maxim Rechetnikov, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.

“Ne e anuluam takimin me kryeministrin (serb) pas takimit (të tij) me ministrin e Ekonomisë së Federatës Ruse”, tha Giaufret, duke shtuar se kishte “një tregues mbi synimin e Serbisë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në fusha të tjera me Federatën Ruse”.

Para se të anulonte takimin me Vuçeviçin, ajo foli me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Duke pasur parasysh këtë, presidentja e Komisionit vlerësoi se nuk kishte arsye për të zhvilluar takimin me kryeministrin”, tha ambasadori Giaufret.

“Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç, ka diskutuar sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse, Maxim Rechetnikov për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të tjera mes dy vendeve”, thuhet në këtë komunikatë të qeverisë serbe./ata