Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re.

Në takim u theksua progresi i Shqipërisë në forcimin e ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe kontributi aktiv i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi gjithashtu një takim edhe me ambasadorin e ri të Çekisë, Pavel Vacek.

Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy shteteve, si dhe marrja e eksperiencës më të mirë për procesin e integrimit./ata