Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani në një intervistë për “Alsat” u shpreh se, “Shqipëria synon që të anëtarësohet në BE, më herët se vitin 2030”

“Jo vetëm që 2030 është reale” por do të përshpejtohen reformat “që kjo datë të afrohet”, deklaroi ministri Hasani në një interviste për median në Maqedoninën e Veriut, raporton Televizioni Shqiptarë.

Ministri, deklaroi se momenti pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga i gjithë rajoni.  Hasani thotë se për Shqipërinë është me shumë rëndësi që Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja të përparojnë në rrugën e integrimit në BE.

Sa i përket arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe zyrtarëve të lartë edhe pranë qeverisë, ai thotë se “reforma në drejtësi është angazhimi më i madh që ka pasur shteti shqiptarë që nga pavarësia në vitin 1912”./ata