Ish shtëpia e ushtarakëve në Mat ka nisur të riparohet për t’u shndërruar në shtëpi banimi për 35 familje në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj inspektuan sot këtë punimet në këtë kantier, teksa theksuan se godina do të jetë multifunksionale, ku një pjesë do të jetë për banim dhe një pjesë tjetër e godinës për shërbime.

Kosto totale për riparimin e këtij objekti llogaritet 69 milionë lekë.

“Ish-shtëpia e Ushtarakëve me sipërfaqe totale 2 740 m2 do të strehojë në kushte të përshtatshme për jetesë 35 familje në nevojë.Kjo tregon se bashkia Mat është e angazhuar për të qenë pranë banorëve të saj”, tha ministri.

Më parë kjo ndërtesë ishte zaptuar nga banorët. Pas riparimit, për familjet që nuk kanë mundësi për të pasur një banesë do të rikthehen në këtë ndërtesë, tashmë të adaptuar për tu banuar./ata