Fundjava që lamë pas, solli në Qendrën e Artit “Agimi” shfaqjen “Dashnori” të nobelistit Harold Pinter.

Drama u vu në skenë nga regjisori Irvin Muçaj, përmes interpretimit të aktorëve Ola Harizaj dhe Erion Kame, shoqëruar nga muzika e Rael Hoxhës.

“Dashnori” (The Lover) ka një akt dhe është shkruar nga Pinter në vitin 1962. Fillimisht ajo u shkrua për televizion, por më vonë u vu në skenë. “The Lover” është vënë në skenë me sukses si një komedi ironike nga njëra anë dhe si një dramë nervoze, nga ana tjetër dhe siç ndodh shpesh me Pinter-in, shfaqja i përmban të dyja.

Dramaturgu e bën audiencën të besojë se në shfaqje janë tre personazhe: gruaja, burri dhe dashnori. Por dashnori që telefonon pasditeve zbulohet se është bashkëshorti që hiqet si i tillë. Ai luan dashnorin për të: ndërsa gruaja luan sikur ka dashnor. Ndërsa shfaqja vazhdon, burri (në fillim si dashnor dhe më pas si bashkëshort) shpreh dëshirën për të ndaluar shtirjen e tradhtisë bashkëshortore, gjë që e tmerron gruan. Më në fund, burri papritmas kthehet në rolin e të dashurit.

Harold Pinter ishte një dramaturg, skenarist, regjisor dhe aktor britanik. Fitues i çmimit Nobel, Pinter ishte një nga dramaturgët modernë britanikë më me ndikim, me një karrierë shkrimtari që zgjati më shumë se 50 vjet. Ai gjithashtu drejtoi ose aktroi në radio, skenë, televizion dhe prodhime filmike të veprave të tij dhe të të tjerëve./ata