Është rritur në 2.672 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite vazhdon kundër Libanit.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë thuhet se Izrael vazhdon sulmet e saj ajrore ndaj shumë rajoneve të Libanit.
Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të Izraelit dje kanë humbur jetën 19 persona ndërsa 108 të tjerë janë plagosur. Në sulmet kundër Libanit që nga 8 tetori 2023 e deri më tani është rritur në 2.672 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 12.486 i atyre që janë plagosur.
Për shkak të bombardimeve të Izraelit parashikohet se në Liban janë zhvendosur qindra mijëra persona.
Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt Bejrut dhe veriut, qeveria libaneze ka njoftuar se më shumë se 486 mijë persona kanë migruar në Siri./aa