Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në takimin e lamtumirës, ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding.

 

Kryetarja Nikolla e falënderoi ambasadorin Zhou Ding për kontributin në nxitjen dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve e dy popujve tanë.

 

Nikolla vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe tradicionale me Kinën dhe vuri në dukje se dy vendet po punojnë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

 

Ambasadorin Zhou Ding falënderoi kryetaren Nikolla për bashkëpunimin shumë të mirë me Kuvendin e Shqipërisë dhe shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen.