Dialogu i vazhdueshëm me grupet e interesit, është instrument parësor i qeverisë shqiptare për të adresuar në mënyrën më të mirë shqetësimet, planet e strategjitë e sektorëve jetik për vendin.
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e organizuar me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë.
Balluku bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se gjatë takimit u diskutua mbi problematikat dhe propozimet e prodhuesve shqiptarë, me synim krijimin e një klime sa më favorshme për të gjithë këtë sektor.
Sipas saj, ky sektor ka një rol të pazëvendësueshëm në ekonominë e vendit./ATSH