Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh tha se vendi i tij pësoi dëme të vogla në sulmin izraelit dhe se këto dëmtime u riparuan.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Nasirzadeh gjatë një fjalimi në një aktivitet në Teheran deklaroi se Izraeli i cili vazhdon agresionin e tij në rajon, shkel të gjitha rregullat e ligjit ndërkombëtar.

Lidhur me sulmin e Izraelit, Nasirzadeh tha: "Gjatë sulmeve të fundit të regjimit izraelit kundër Iranit, u regjistruan dëme të vogla. Duke përdorur njohuritë dhe fuqinë tonë shkencore, ne i riparuam menjëherë ato dhe i zëvendësuam me të reja".

 

- Sulmi i Izraelit ndaj Iranit

Izraeli më 26 tetor njoftoi nisjen e një sulmi ndaj objektivave ushtarake në Iran si "hakmarrje" për sulmet me raketa të Iranit më 1 tetor dhe se sulmi përfundoi "me sukses".

Irani tha se disa pika ushtarake në Teheran dhe provincat Khuzestan dhe Ilam në perëndim të vendit ishin shënjestruar dhe se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore u rezistuan "me sukses" sulmeve, por që në disa pika ka patur "dëme të kufizuara".

Është bërë e ditur se nga sulmet humbën jetën katër ushtarë dhe një civil./aa