Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, duke theksuar se situata në Gaza është "shqetësuese dhe e dhimbshme", tha se mosrespektimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare kanë shkaktuar "barbarizëm".

Në një deklaratë për gazetën VG, Store vuri në dukje se situata në Gaza, ku vazhdojnë sulmet izraelite, është "shqetësuese dhe e dhimbshme".

Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare humanitare përcakton parimet mes "njerëzimit dhe barbarizmit", duke shtuar: "Nëse nuk ndiqen këto parime, si në Gaza, do të gjejmë veten në barbarizëm".

Store tërhoqi vëmendjen se organizata të rëndësishme si Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë ngritur alarmin për Gazën dhe se situata është shumë e rëndë atje.

Duke theksuar se është shqetësuese që mijëra njerëz po përballen me urinë, vdekjen dhe sëmundjet në veri të Gazës, Store tha: "Ata (palestinezët) mendojnë se askund nuk është i sigurt"./aa