Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se njësitë e Forcave të Armatosura Turke (TSK), po marrin pjesë në stërvitjen "NEPTUNE STRIKE 24.2".

Sipas njoftimit të Ministrisë turke njësitë ushtarake turke po marrin pjesë në trajnime të ndryshme në kuadër të stërvitjes që po zhvillohet në Shqipëri.

Në njoftim bëhet e ditur se në kuadër të stërvitjes që po mbahet në ishulin e Sazanit janë kryer trajnime si "Aktiviteti i zbulimit në plazh, manovra nga anije në objektiv dhe trajnime për kërcënim asimetrik"./aa