Kompania ajrore gjermane Lufthansa njoftoi se ka zgjatur deri më 25 nëntor afatin e anulimeve të fluturimeve për në Tel Aviv për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë nga Lufthansa thuhet se për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme janë bërë përditësime në planin e fluturimeve.

Në deklaratë thuhet se fluturimet për në Tel Aviv janë pezulluar deri më 25 nëntor.

Kompania Lufthansa e cila kishte anuluar më parë të gjitha fluturimet e saj për në Tel Aviv deri më 10 nëntor, kishte njoftuar se ka anuluar deri më 31 janar 2025 fluturimet e saj drejt kryeqytetit të Iranit, Teheran, dhe deri më 28 shkurt 2025 fluturimet drejt kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë që u rritën pas sulmeve të Izraelit, Lufthansa kohët e fundit ka zgjatur disa herë anulimet e fluturimeve në Lindjen e Mesme.

Grupi Lufthansa përfshin nën strukturën e saj gjithashtu edhe kompanitë e tilla si Eurowings, Swiss, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines./aa