Një delegacion i KFOR-it, që ndodhet në vendin tonë, kryesuar nga gjeneralbrigade Efsathios Kokkinidis, komandant i Grupit të Mbështetjes së Përbashkët Logjistike të Forcës së Reagimit të Përbashkët (COM Joint Logistic Support Group-Allied Reaction Force), me një grup ekspertësh të drejtuar nga kolonel Beniamino Carta vizituan sot Portin e Durrësit.

Kreu i APD-së, Kreshnik Bajraktari, e njohu delegacionin me kapacitetet operacionale aktuale të Portit të Durrësit dhe zhvillimet në infrastrukturën portuale.

Në mbyllje të takimit, delegacioni shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi asistencën dhe kontributin e ofruar nga Porti i Durrësit, gjatë proceseve të dislokimit të mjeteve dhe trupave ushtarake.

Gjithashtu, delegacioni i KFOR vlerësoi miradministrimin e territorit portual dhe infrastrukturën e sigurisë portuale si një ndër asetet e rëndësisë së veçantë kombëtare./ata