Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Shkodër.

Policia njofton se një 62-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Lushë Qokaj, është përplasur nga një automjet dhe nuk i ka shpëtuar dot dëmtimeve të marra duke ndërruar jetë gjatë transportimit në spital.

Ndërkohë, shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentit është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga vendngjarja.

Shkodër/Informacione paraprake

Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./BalkanWeb