Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit bëri të ditur se ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë Nënkomisar E. Ç., me detyrë oficer në Komisariatin e Policisë Shijak pas transmetimit të një rasti në një emision investigativ.

Polici u pezullua për shpërdorim detyre.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë.

Policia e Shtetit inkurajoi qytetarët të denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë duke i garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm./ata