Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit (29 tetor) në Elbasan, ku 25 vjeçari Kristi Balukja, humbi jetën, pasi teksa po tentonte të vendosë një sasi eksplozivi në një makinë lënda i shpërtheu në dorë para kohe.
Rreth orës 04.10 të mëngjesit i riu shkoi në lagjen ‘Shënkoll’ për t’i vënë eksploziv në makinës tip "Volksëagen" në pronësi të Renato Çepës, rreth orës 04:10 të mëngjesit në lagjen "Shënkoll'.
Report Tv dhe Shqiptarja.com solli pamjet nga vendi ku ndodhi shpërthimi, ndërsa makina tip "Volkswagen" duket se është dëmtuar më totalisht në pjesën e përparme.
Balukja pësoi dëme të shumta, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë. Shënjestra Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si "Kel Llumi" dhe pjesë e grupit të Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar disa vite më parë.
Sipas policisë mes viktimës dhe autorit disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik dhe ngjarja e sotme besohet se lidhet pikërisht me këtë konflikt të ndodhur mes tyre.
“Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit Renato Çepa, në lagjen "Shënkoll", ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht Kristi Balukja, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa', njoftoi sot policia.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, të cilët vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
/Shqiptarja