Kushdo që mendon sportin e boksit menjëherë i shkon mendja për duelin më të famshëm në historinë e boksit, asaj mes Muhammad Ali dhe George Foreman.
Edhe 50 pas 30 tetorit 1974, në Kinshasa emocionet e asaj ndeshjeje ruhen edhe sot në memorien e adhuruesve të këtij sporti.
Është diçka që ka shënuar një kujtim të pashlyeshëm të epokës kur mbretërit e ringut u përballën me njëri-tjetrin.
Janë shkruar libra dhe janë bërë filma për atë ndeshje të ndjekur nga një miliard njerëz, një e katërta e popullsisë së botës, një prej të cilëve “When We Were Kings”, fitoi Oscar-in për filmin më të mirë dokumentar.
Ajo sfidë magjike ndryshoi jetën e atyre që e luanin, sepse Aliu, “Më i madhi” siç e përkufizonte veten dhe konsiderohej nga shumëkush, u rikthye në fronin e botës, ndërsa “Big George” Foreman pati një krizë mistike që pothuajse e shtyu atë të largohej nga sporti i boksit.
“Rumble in the jungle”, përleshje në xhungël, ishte një magji e papërsëritshme për atmosferën që rrethonte ndeshjen dhe për dy pretendentët: njeriu me grusht prej çeliku kundër kampionit që kërcente si një flutur dhe thumbonte si bletë, Muhammad Ali.
Inteligjenca dhe dinakëria mbizotëruan mbi forcën brutale./ata