Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan priti me ceremoni zyrtare presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Türkiye.
Automjeti i presidentit Fay u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan sipas protokollit.
Presidenti Erdoğan e priti homologun senegalez në hyrje të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale, para presidentit Erdoğan dhe presidentit Faye u bënë 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve. Në ceremoni kishte edhe flamuj dhe ushtarët që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.
Presidenti Fay më pas përshëndeti trupën ceremoniale ndërkohë Erdoğan dhe Fay vazhduan me prezantimin e delegacioneve. Erdoğan dhe Fay pozuan për gazetarët duke u takuar përpara flamujve të Türkiyes dhe Senegalit.
Pas takimeve dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve, Erdoğan dhe Fay do të mbajnë konferencë të përbashkët për media pas ceremonisë për nënshkrimin e marrëveshjeve.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, ministri Thesarit dhe Financave Mehmet Şimşek, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, Drejtori i Sekretarit së Presidencës Hasan Doğan, kreu i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun, Drejtori për Çështjet Administrative i Presidencës Hakkı Susmaz, kryekëshilltari i Presidentit për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Akif Çağatay Kılıç, ambasadorja e Türkiyes në Dakar Nur Sağman dhe guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin./aa