Pesë persona u vranë pasi një raketë e lëshuar nga Libani goditi një vendbanim në veri të Izraelit.

Media izraelite Kanali 12 tha se raketa goditi drejtpërdrejt vendbanimin Metula, duke vrarë një shtetas izraelit dhe katër shtetas të huaj, pa specifikuar kombësinë e tyre.

Portali i lajmeve "Times of Israel" tha se raketa goditi një zonë bujqësore në vendbanim.

Ky sulm ndodhi një ditë pasi dy izraelitë u plagosën në një sulm me raketa në të njëjtin vendbanim.

Tensioni është përshkallëzuar mes sulmeve masive ajrore izraelite në Liban. Izraeli pretendon se me këto sulme po shënjestron asetet e Hezbollahut. Kjo paraqet përshkallëzim serioz të përljeshjeve ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që zgjatën për një vit, nga fillimi i ofensivës brutale të Izraelit në Gaza.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, më shumë se 2.800 njerëz janë vrarë dhe rreth 12.900 janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i kaluar.

Izraeli e zgjeroi konfliktin duke nisur një pushtim tokësor në jug të Libanit më 1 tetor./aa