Në Meksikë brenda 24 orëve janë vrarë dy gazetarë në shtetet Michoacan dhe Colima.

Autoritetet njoftuan se gazetari Mauricio Solis, i cili punonte për një faqe lokale lajmesh në Michoacan, u sulmua me armë në rrugë pranë bashkisë pak minuta pasi ai intervistoi kryetarin e bashkisë së qytetit Uruapan, Carlos Manzo.

Duke u shprehur se Solis vdiq nga sulmi, autoritetet thanë se një person tjetër u plagos nga incidenti.

Kryebashkiaku Manzo në deklaratën e tij lidhur me ngjarjen tha se rreth dy minuta pas largimit të gazetarit Solis kanë dëgjuar 4 ose 5 të shtëna me armë zjarri.

Manzo theksoi se ata mendonin se sulmi kishte për qëllim ata dhe u përpoqën të fshiheshin, por pak minuta më vonë mësuan se kishte për qëllim Solis.

 

- Në Colima u vra edhe një anëtar i medias

Në deklaratën e Prokurorisë së Colimës, thuhet se gazetarja Patricia Ramizer Gonzalez është qëlluar me armë zjarri në restorantin që zotëronte dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në deklaratën e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), me seli në New York, të dyja vrasjet u dënuan dhe kërkohet një hetim transparent./aa