Shërbimi i inteligjencës turke, sipas burimeve lokale, ka goditur një strehë të madhe për terroristët e PKK/YPG-së brenda një kompleksi të madh ku ndodhet kompania franceze e çimentos ‘Lafarge’ në rrethin Ayn-el Arab të Halepit në veri të Sirisë.

Që nga viti 2015, organizata terroriste PKK/YPG e përdori kompleksin si një të ashtuquajtur seli, e cila ishte afër fabrikës së çimentos ‘Lafarge’. Prodhuesit francezë të çimentos në tetor të vitit 2022 në SHBA u shpallën fajtor për sigurimin e fondeve për grupin terrorist DEASH në vitet 2013 dhe 2014.

Në tre ditët e fundit, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (MIT) po ashtu shkatërroi dhjetëra objektiva të PKK/YOG-së në Halep, Hasakah dhe Raqqa, duke përfshirë objektet kryesore të infrastrukturës dhe të ashtuquajturat post-blloqe rrugore.

 

Në qytezën Rumeylan në Hasakah , sulmet ajrore të forcave turke shënjestruan fushën e naftës ‘Avde’, strukturën kryesore të organizatës terroriste në rrugën ‘Ali Ferro’ në qytetin al-Qameshli, si dhe objektet e naftës dhe gazit natyror që ishin burime financimi për operacionet terroriste të PKK/YPG-së në Kahtaniyah, Malikiyyeg dhe Rymeylan.

Disa nga objektet e shënjestruara të PKK/YPG-së shërbyen edhe si pika hyrëse dhe dalëse për rrjetin e tuneleve të grupit militant./aa