Gjatë periudhës janar-tetor 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 46 gjoba për subjekte të ndryshme, radio, televizione e subjekte kabllorë të autorizuar, për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara.
Nga monitorimi i përmbajtjeve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, janë konstatuar transmetime që nxisin urrejtjen mes shtetasve; transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; transmetime të përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët; transmetime që nxisin dhunën ose vepra penale; transmetime të paligjshme; shkelje e standardeve për transmetimin e pamjeve të rënda mbi ngjarje kriminale etj., të cilat janë ndëshkuar sipas përcaktimeve ligjore.
Gjithashtu, gjatë këtyre dhjetë muajve, ekipet e punës në AMA janë përballur edhe me OSHMA që nuk kanë vetëdeklaruar pasqyrat financiare në AMA, që nuk përmbushin detyrime të tjera ligjore, siç është deklarimi i strukturës së pronësisë, por edhe radio që nuk kanë respektuar kërkesat ligjore për përmbajtjen programore të transmetuara./ata