Mëngjesin e sotëm Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Qefaliaj, lidhur me praninë e tij në SPAK ka reaguar nga foltorja e Kuvendit, ku në një replikë me Deputetin e Opozitës, Enkelejd Alibeaj u shpreh se ishte pyetur në cilësinë dëshmitarit mbi dosjen e “21 janarit”.
Nga foltorja e Kuvendit, Alibeaj citoi deputeti Qefaliaj, teksa po hidhte akuza se mazhoranca po tenton të intimidoi SPAK.
“Shqiptarët do duhet të dine dhe për diçka tjetër, për atë që është konflikti i stisur, sepse elefanti në dhomë është komisioni që do të nisi luftën Antikorrupsion. Prandaj e provokuat ju një segment të opozitës, që nën tymin e flakëve, nën zhurmën e bilbilave do të mund të gjeni një dakortësi për të goditur të vetmin institucion që keni frikë, SPAK-un. Xhemal mirëserdhe nga SPAK-u.. Kaluat mirë atje?”, tha Alibeaj ndër të tjera
Qefaliaj i’u përgjigj; “Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’. Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda”, u shpreh Qefaliaj.
“Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur. Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues”, tha deputeti socialist./ata