aE Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn pati një takim të parë frytdhënës me kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi dhe zëvendëskryetaren Sorina Koti, njoftoi sot Ambasada e SHBA.
Ata biseduan për mënyra se si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë për çuarjen përpara të politikave ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve, si dhe nxitjen e tregtisë dhe investimeve amerikane në Shqipëri.
VanHorn vlerësoi përkushtimin e komisionit ndaj synimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak./ats